E Gabuar apo Ndryshe

Këtu do të marrim në konsideratë faktin nëse një ide është E GABUAR apo NDRYSHE dhe sesi ju ndiheni në lidhje me dy fjalët e sipërpërmendura.

Qëllimi

Të mësojmë më tepër rreth mënyrës apo formës sesi i shikojmë të tjerët

Burimet

Udhëzime

  1. Merr një nga letrat prej tufës.A është kjo diçka që ti e quan normale? Nëse po,vëre sërish në tufë dhe përzgjidh një tjetër që nuk është “normale” për ty.
  2. Ajo çka thuhet në letër është ” E gabuar ” apo “ Ndryshe “ . Vendose letrën në tabelë për të treguar pikëpamjen tënde.
  3. Afër me letrën tuaj apo ndonjë letre tjetër, si ndiheni kur e shihni këtë letër aty ku është vendosur?

       Në vazhdim ,ju mundet të diskutoni letrën dhe tabelën me dikë tjetër.

Diskutim

  •  Si e vendosni ju nëse diçka është : “ E Gabuar”apo “ Ndryshe “?
  •  A ka letra në tabelë të cilat nuk të duken as “ Ndryshe “ e as “ Të Gabuara “ (ndoshta për ty janë normale)? Si ndihesh tek i sheh në tabelë?
  • Fjalët në tabelë janë ide tejet të thjeshta.Cilat janë disa nga bindjet apo sjelljet,për vendosjen apo përcaktimin e së cilave do të hasje vështirësi? Pse ndodh kjo? 
  • Në jetën tuaj të përditshme,cilat janë disa nga situatat në të cilat ju silleni sikur format e të menduarit apo vepruarit të dikujt janë “ Të Gabuara “? Po “Të Ndryshme ”?

Shtesa

Shkruani rreth një eksperience apo rasti kur ju po bënit diçka apo po silleshit sipas jush normalisht ,por dikush tjetër e gjykoi sjelljen apo veprimin tuaj si “ Të Gabuar “ .Çfarë ndodhi? A ndryshoi ndonjëri prej jush këndvështrim?

Burimi i Aktivitetit

Joshua Freedman, Six Seconds
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

2-5 minuta

DEMO VIDEO: