Icebergu Emocional

Mendoni per nje ajsberg: çfarë është e dukshme mbi sipërfaqen e oqeanit është vetëm një pjesë e vogël e tërësisë. Krijoni një Ajsberg Emocionesh për të eksploruar pjesët e dukshme dhe të fshehura të mendimeve/ndjenjave/veprimeve.

Qëllimi

Rritja e ndërgjegjësimit mbi emocionet dhe sjelljen.

Burimet

Udhëzime

  1. Mendoni për herën e fundit që përjetuat ndjenja të forta (mund të zgjidhni cfarëdolloj ndjenjash si per shembull Lumturi, Trishtim, Pranim, Zemërim, Besim, Parashikim. 
  2. Merrni nje fletëpalosje “Ajsberg Emocionesh” të paplotësuar nga tavolina. Në pjesën e sipërme (mbi sipërfaqjen e ujit) shkruani çfarë njerëzit e tjerë mund të vërenin nga mendimet, ndjenjat apo veprimet e juaja. (Per shembull, ndoshta ju ishit të trishtuar dhe qatë, kështu që të tjerë mund ta kenë vëzhguar këtë)
  3. Mendoni pastaj për pjesën e mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve tuaja që nuk mund të kenë qënë të dukshme për të tjerët. (Për shembull, ju ndoshta ishit të trishtuar, por nuk e treguat këtë)
  4. Shtoni ngjyra, vizatime dhe detaje për të ilustruar çfarë po ndodh me ju – pjesët e dukshme dhe të fshehura gjithashtu.

Diskutim

  • Gjeni një person tjetër që krijoi nje Ajsberg Emocionesh. Në ç’mënyra është i ngjashëm apo i ndryshëm nga i juaji?
  • Ishit të surprizuar nga diçka që shënuat poshtë sipërfaqes? 
  • Herën tjetër që ndjeni diçka, çfarë do të ndodhte nëse do të kujtonit Ajsbergun tuaj te Emocioneve dhe të provonit të ndanit ndjenjat tuaja në mënyrë më direkte?

Shtesa

Gjeni një person tjetër që bëri një Iceberg të Emocioneve. Në çfarë mënyrash janë ngjashmëritë ose e ndryshimet tuaja? A jeni befasuar nga ndonjë gjë që keni gjetur/parë nën sipërfaqe?Herën tjetër kur të keni një ndjenjë, çfarë do të ndodhte nëse mbani mend Icebergun tuaj të Emocioneve j Iceberg dhe të përpiqeni të ndani ndjenjat  tuaja më drejtpërdrejt?

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman & Joshua Freedman
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

4-10 minuta

DEMO VIDEO: