Kur të rritem
Këtu,në këtë aktivitet,do të përpiqemi të marrim me mend sesi do të ishte po të ishim të rritur dhe të kishim një punë të vërtetë.Por që të gjesh një punë duhet së pari planifikim.Nëpërmjet këtij ushtrimi do të mundemi t’i mendojmë pak më thellë e më gjatë hapat që do të na çojnë deri atje.
Qëllimi
Mësoni rreth mënyrave të ndryshme sesi profesione apo punë të ndryshme kontribuojnë pozitivisht në komunitet dhe përcaktoni objektiva që do të ndihmojnë në arritjen e tyre.
Burimet
- Bojëra/Lapsa me ngjyra
- Letra “When I grow up”
- (opsionale , kuti me pëlhura për të luajtur, gjilpëra të vogla apo paramanda për t’i bashkuar copat.)
- Doracak (klikoni për ta shkarkuar)
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Ftojini fëmijët të ulen e të mbyllin sytë dhe nisni kështu të imagjinoni .Pasi të kenë marrë frymë thellë dyapo tri herë, i kërkoni ta përfytyrojnë veten si të rritur.Është mëngjes dhe ata sapo kanë arritur në punë.Çfarë do të bëjnë atje? Si po ndihmojnë? Çfarë vështirësish hasin në punë?Çfarë u pëlqen nga puna e tyre? Më pas le t’i hapin sytë dhe të fillojmë nga puna.
- Opsioni 1: I thoni fëmijëve që në një letër të bardhë të vizatojnë një përfytyrim të vetes së tyre në punë.Më pas i thoni të formojnë grupe të vogla ose thjesht edhe me shokun që kanë në krah,ta diskutojnë.Opsioni 2.I ftoni fëmijët të marrin një copë pëlhure nga kutia dhe ta përdorin për të krijuar rrobat që ato do të vishnin në punë.Për të bashkuar copëzat e pëlhurës , mund të përdorin gjilpëra të vogla ,paramanda ose thjesht t’i lidhin me njëra-tjetrën.Lërini fëmijët të vishen,luajnë e argëtohen derisa të kenë mbaruar të gjithë dhe i thoni të formojnë grupe të vogla ose thjesht edhe me shokun që kanë në krah,ta diskutojnë
Diskutim
- Cilat janë disa të përbashkët që kemi përsa i përket profesionit/punës?Clat janë disa nga të veçantat e punës/profesionit tonë? Cilat janë disa nga format nëpërmjet të cilave mund t’i shërbejmë komunitetit?
- Cili nga familjarët apo miqtë e tyre ushtrojnë këtë profesion? Si u përfshinë në këtë linjë pune?Çfarë shkolle kanë ndjekur? Cilat janë disa prej aftësive specifike që mund të nevojiten në këtë këtë fushë?
- Mendoni një moment për veten tuaj.Cilat janë disa prej talenteve apo aftësive tuaja ,që do t’ju bëjnë të suksesshëm në profesionin që keni zgjedhur? Si mund të fitoni më tepër aftësi e kopetenca që do t’ju bëjnë më të aftë në profesion?
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
10-15 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments