Lidh Mesazhin

Këtu do të përshtasim apo lidhim ‘’mesazhet’’ dhe ‘’sinjalet’’ që përçon secili prej emocioneve me një ndjesi përkatëse.Çdo ndjesi apo ndjenje përmban një mesazh që do ta ndajë me ne.

Qëllimi

Të kuptojmë që emocionet janë të mira dhe të ndihmojnë.Transmetojnë sinjale për të na tërhequr vëmendjen dhe gjithashtu mesazhe të rëndësishme.

Burimet

Udhëzime

  1. Merr një format bosh të tabelës “Lidh Mesazhin” nga tavolina dhe prit “mesazhet” de “sinjalet”.
  2.  Duke përdorur ngjitësin,vendosini “mesazhet” dhe “sinjalet” në hapësirat që lidhen me fjalët që shprehin ndjesi.

Në rast se nuk ju ndodhen gërshërët dhe ngjitësi, si një alternativë tjetër,mund t’i shkruani mesazhet ose duke vendosur fletët njëra pranë tjetrës,të hiqni një vijë për të lidhur “mesazhet” me “sinjalet” përkatëse. 

Diskutim

  • Rishikoni fjalët që shprehin ndjesi me grupin për t’u siguruar që çdo ndjenjë është kuptuar qartë prej tyre.
  • Çfarë ju surprizoi gjatë kohës që po e zhvillonit këtë ushtrim?
  • Çfarë lloj situatash mundet të nxjerrin në pah këto ndjenja të ndryshme? Pse? 
  • Çfarë ndryshimi përbën të njohurit i mesazhit që përcjell çdo ndjenjë?

Shtesa

I ftoni pjesëmarrësit të hedhin në letër një refIektim rreth disa eksperiencave që mund të kenë patur më parë, tek kanë ndjerë emocione të ndryshme ,edhe sesi reagimi që kanë patur në të shkuarën mund të kishte qënë ndryshe tashmë që janë njohur me “mesazhet” që këto të fundit përçojnë.

Burimi i Aktivitetit

Manuela Berger, www.feelingmagnets.com
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

10-15 minuta

DEMO VIDEO: