Pica e Qëllimeve

Të Caktuarit i Synimeve apo Qëllimeve është një mënyrë për t’i dhënë individëve shtysë dhe për t’i ndihmuar ata drejt arritjes së suksesit (sipas perceptimit vetjak) Ky ushtrim do t’i paraqesë fëmijëve një formë zbavitëse (dhe të shijshme) për të caktuar synime dhe për të ndërmarrë hapa drejt realizimit të tyre .

Qëllimi

Që fëmijët të identifikojnë qëllimet e tyre dhe të përdorin Dy K-të dhe Ç-n me sukses,planifikoni një shteg që do të rezultojë në arritjen e tyre.

Burimet

  • Letra të forta me ngjyra
  • Lapustila/Stilolapsa/Lapsa me ngjyra
  • Gërshëre
  • Vinovil/Ngjitës/Ngjitës Letër
  • Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar

Udhëzime

  1. Grumbulloni materialet: Një letër për çdo person, lapustila/stilolapsa/lapsa me ngjyra për të shkruar,vizatuar dhe ngjyrosur.
  2. Bëni “Picën tuaj të Qëllimeve”.Në një copë letër, vizatoni një rreth dhe ndajeni atë më pas në seksione, derisa ta keni ndarë në gjashtë pjesë, si një picë.Shkruani më tej, kategori të ndryshme tek “korja” e çdo fete pice.Për shembull kategoritë mund të jenë si në vijim :vizatim,basketboll,lexim,miq,familje,piano.Nën kategorinë përkatëse,shkruani një synim apo qëllim që doni të arrini në lidhje me atë kategori.Për shembull,” Unë dua të marr nota më të mira” .
  3. Zgjidhni së me çfarë e preferoni “Picën tuaj të Qëllimeve”:Vizatoni tri nga asortimentet që keni përzgjedhur dhe i bëni të mëdha mjaftueshëm sa për të shkruar në to. Më pas,tek secila prej tyre shkruani përgjigjet që i jepni dy K-ve dhe Ç-s :Kush mund të ndihmojë?Çfarë më duhet të bëj? dhe Kur? 
  4. Vendosni se ku do të jetë “furra” juaj:Futeni picën tuaj në një vend ku mund ta shihni dhe kontrollojeni shpesh. Ai vend do të jetë “furra’ juaj. Përcaktoni se sa kohë do të duhet që pica juaj të piqet në mënyrë që me pjekjen e sa njëkohësisht të arrihen dhe synimet që keni caktuar dhe shkruajeni atë në copën tuaj të letrës..
  5. Festoni! Kur pica juaj të jetë gati ,kremtoni(mund të bëni një pizza party!)

Diskutim

  • Çfarë ndjetë tek caktonit e shkruanit qëllimet tuaja?
  • Cilat qëllime mendoni se mund të arrihen më lehtë, po më me vështirësi?
  • Për çfarë qëllimesh të tjera mund t’i aplikoni apo përdorni dy K-të dhe Ç-n ?

 

 

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

10-20 minuta

DEMO VIDEO: