Posta mirënjohëse
Të qënurit mirënjohës lidhet me shumë benefite, si mund t’i mësojmë fëmijëve tanë të jenë mirënjohës? Në këtë ushtrim, fëmijët (dhe të rriturit) do të shprehin nëpërmjet artit atë se për çfarë ndihen mirënjohës dhe më pas do t’ja dërgojnë krijimin e tyre një personi të dashur.
Qëllimi
Që fëmijët të njohin,të praktikojnë dhe dhurojnë mirënjohje.
Burimet
- Letër/Letër e fortë me ngjyra
- Lapsa/Stilolapsa/Bojra dhjami për të vizatuar e ngjyrosur
- Materiale të tjera që mund të nevojiten
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Grumbulloni Materialet: për të realizuar këtë krijimtari artistike,mund të përdorni çfarëdo lloj materiali që e shihni të përshtatshëm.Kini parasysh që nëse do ta dërgoni me postë atë çka do të krijoni, që të ketë përmasat e duhura për t’u futur në zarf apo në një kuti të vogël.
- Realizoni krijimin tuaj: Shpjegojuni fëmijëve se ajo që do të vizatojnë apo do të krijojnë duhet të jetë diçka për të cilën ata ndihen mirënjohës.Një prej gjërave për të cilat ndihen mirënjohës duhet të jetë një person i dashur, të cilit do t’ja dërgojnë në vazhdim “artin” e tyre . Të rriturit gjithashtu janë të nxitur të krijojnë!
- Flisni për ndjenjat dhe emocionet:Gjatë kohës që jeni duke punuar, mund të diskutoni rreth asaj që ndjeni kur fokusoheni tek mirënjohja.Si ndryshojnë emocionet në varësi të . ndryshimit të fokusit tuaj?
- Dërgojeni krijimin tuaj : Dërgojani atë që keni realizuar dorazi apo me postë personit tuaj të dashur.
Diskutim
- Çfarë ndjetë tek krijonit “artin” tuaj? Çfarë ndjetë kur ja dërguat personit tuaj të dashur?
- Si mund të fokusohesh tek ajo për të cilën je pak më tepër mirënjohës në jetë?
Shtesa
Shkruani rreth asaj që do të quanit një ditë për të cilën jeni mirënjohës.
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
10-20 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments