Shkëlqeni

Ekziston një dritë brenda gjithsecilit prej nesh. Shpeshherë mund të jetë e vështirë ta ndash këtë “dritë” me çdokënd;ndoshta stepemi apo jemi të turpshëm e i fshehim cilësitë tona më të veçanta apo nuk na jepet mundësia për “të shkëlqyer” për shkak të gjinisë apo formimit kulturor.Në këtë ushtrim,fëmijët do të fokusohen tek diçka që i bën ata të veçantë dhe tek ajo që ata duan që ta dijë e gjithë bota.

Qëllimi

Që fëmijët të identifikojnë dhuntitë e tyre dhe t’i ndajnë me të tjerët nëpërmjet Fenerit të tyre.

Burimet

Udhëzime

  1. Para se të filloni, u thoni fëmijëve të imagjinojnë një qiri të ndezur në errësirë.Të mendojnë se sa shkëlqen duke ndriçuar kështu dhomën. Njerëzit mund të jenë të atillë, duke ndarë mirësinë brenda tyre.Çfarë mund të jetë një diçka që ata duan ta ndajnë apo ta shprehin në lidhje me veten e tyre?
  2. Priteni pjesën e sipërme të letrës, rreth 2.5 centimetra dhe liheni mënjanë për ta përdorur më tej si një dorëz për fenerin.
  3. E përthyeni letrën me ngjyrë për gjysëm,vertikalisht. 
  4. Bëni një të prerë , rreth 7.5 centimetra të gjatë ,por duke ndaluar , 5 centimetra larg pjesës së fundme të letrës.Vazhdoni të bëni prerje të tjera rreth 2.5 centimetra larg njëra-tjetrës, derisa të jeni 5 centimetra larg anës tjetër të letrës.  
  5. Shpaloseni letrën dhe shkruani “Unë dua të shndrij _________________ në botë.” përgjatë pjesës së poshtme të letrës.
  6. Ngjitini anët më të shkurtra të letrës për të formuar kështu një rreth( fundet që janë 5 centimetra të gjëra së bashku).
  7. Ngjisni dorëzën.

Diskutim

  • Çfarë do të thotë : Ta bëjmë “dritën” tonë të shkëlqejë ?
  • Si mund ta bëjmë “dritën” tonë të ndrijë lidhur me marrëdhëniet me të tjerët? 
  • Si mund t’i nxisim të tjerët që të ndihen të sigurt për ta bërë “dritën” e tyre të ndrijë?
  • Si do të ndiheshit nëse do të ndodheshit në një klasë apo do të ishit pjesë e një familjeje ku çdokush do të shkëlqente?

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

5-7 minuta

DEMO VIDEO: