Synimet Fluturuese
Në këtë aktivitet, do të informoheni lidhur me synimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe do të reflektoni për nisma apo aksione, ndërmarrja e së cilave do të ndihmojë në mbështetjen tek realizoni njëkohësisht edhe një “avion” për të ndarë me të tjerët .
Qëllimi
Do të largoheni me një hap, që tashmë mund të quhet i ndërmarrë kundrejt mbështetjes dhe realizmit të një synimi të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG), të cilin ju mund ta shihni si më të rëndësishëm apo ta keni më përzemër.
Burimet
- Formati ku janë paraqitur SDG-të
- Formati me Zog
- Lapsa me ngjyra/Lapustila/Bojëra dhjami
- Gërshërë
- Ngjitëse ose Vinovil
- Spango
- Monedhë
- Doracak 1 SynimetFluturuese ( klikoni për ta shkarkuar)
- Doracak 2 Synimet Zhvillimore të Qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara ( klikoni për ta shkarkuar )
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Shikoni formatin ku janë paraqitur 17 SDG-të. Cilat synime kanë më shumë vlerë për ju? Pse? Zgjidhni njërin,”të preferuarin” tuaj dhe e shkruani Numrin apo Emrin e Synimit ose vizatoni diçka që e simbolizon atë në formatin me Zog.Pse zgjodhët pikërisht atë synim si “të preferuar”? Si mund të jepni kontributin tuaj lidhur me këtë çështje?Shkruajeni përgjigjen e kësaj pyetjeje sërish tek formati me Zog.
- Ngjyroseni Zogun dhe krahët e më pas pritini.
- Përthyejini krahët në gjysëm.
- Lidhni një fije spango rreth e përqark zonës së përthyer të krahëve.
- Ngjitjani krahët Zogut.
- Le të fillojë fluturimi!
Diskutim
- Pse është e rëndësishme të caktohen apo ekzistojnë Synime Globale?Çfarë do të duhet për arritjen e këtyre qëllimeve?Kush është përgjegjës për arritjen e tyre?
- Ky aktivitet fokusohet tek Synimi#17,Partneritet për Synimet .Çfarë kuptimi ka fjala partneritet për ju? SDG-të janë shumë herë më të mëdha se qëllimet që mund të arrijmë individualisht.Çfarë shembujsh të tjerë na vijnë në mend, kur mendon për projekte aq të mëdha sa nuk mund të arrhen vetëm? (shembuj nga jeta reale:të kujdesesh për pacientët nëpër spitale, të kultivojmë vetë produktet që hamë,të gjenerojmë energji)
- Cila është një gjë të cilën dëshiron ta mbash mend dhe ta ndash me të tjerët në lidhje me SDG-të?
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
7-9 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments