EmoLidhje

Sfidoni miqtë tuaj në një lojë përputhjesh me kartat emocionale, zgjeroni fjalorin tuaj të emocioneve dhe argëtohuni!

Qëllimi

Rritja e fjalorit të emocioneve dhe të kuptuarit e logjikës së ndjenjave

Burimet

Udhëzime

  1. Ktheni EmoKartat në mënyrë që fotografitë të jenë përballur poshtë, dhe t’i përzieni ato. Jepini secilit person 3 karta  për të mbajtur, dhe secili mund të shikojë kartat e veta. (Ju mund t’i vendosni kartat tuaja poshtë ose t’i mbani ato, cilado që është më e lehtë për ju.)
  2. Lërini kartat e tjera të përbysura me një “grumbull” në mes. Kur të filloni lojën tuaj, secili lojtar do të kthejë njërën nga kartat nga “grumbulli” për t’ua zbuluar fotografine/fytyren. A përputhet ndonjëra prej kartave në dorën tuaj ndonjëres nga kartat qe zbuluam fotografine/fytyren? (“Përputhja” do të thotë se është një ndjenjë e ngjashme me një nga 3 qe keni ne dore)
  3. Kur keni një perputhje, vendosni njërën prej kartave tuaja pranë kartës së fytyrës dhe thoni çfarë fjale ndjenje tregohet nga të dy kartat. Për shembull, nëse i vendosët këto dy karta, mbase do të thoshit, “Lozonjarë” …

Diskutim

  • Pasi të keni luajtur lojën, shikoni grafikun e EmoKartave të postuar pranë lojës. Shkruani një fjalë ndjenje nga loja juaj në tabelë.
  • A zbuluat se dini shumë fjalë të ndryshme për ndjenjat? Pse mendoni se ka shumë  fjalë të ndryshme të ndjenjave?
  • Ka 60 fotografi të ndryshme në kuvertën EmoKartat. Sa fjalë të ndryshme ndjenjash i dini? Si do t’ju ndihmonte po të dinit fjalë më shumë të ndjenjave?

 

 

Shtesa

Ftoni pjesëmarrësit të shkruajnë një ngjarje, letër, ose një hyrje ditari duke përdorur një gamë të gjerë fjalësh ndjenjash që tregojnë se si ndjenjat mund të bëhen pak a shumë intensive në hapa të vegjël.

Burimi i Aktivitetit

Joshua Freedman, Six Seconds
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

3-6 minuta

DEMO VIDEO: