Ndërtoni Komunitetin Tuaj
Në këtë aktivitet, fëmijët do të kenë një mundesi për të parë lloje të ndryshme të bashkësive dhe të flasin për komponentët që i bëjnë ato. Duke menduar se si këto komponentë i bëjnë ata të ndjehen, ata do të krijojnë komunitetin e tyre ideal në letër.
Qëllimi
Fëmijët do ta lënë këtë aktivitet duke kuptuar se mënyra se si organizohen komunitetet ndikon në ndjenjat e njerëzve. Ata do të largohen të fuqizuar të përdorin imagjinatën dhe ndjenjat e tyre për të krijuar ndryshime në komunitetin e tyre.
Burimet
- Doracak i Aktivititet ( imazhe të bashkësive urbane, periferike dhe rurale), klikoni për ta shkarkuar.
- Lapsa / penat / shënuesit me ngjyra
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Shikoni nga afër fletën tuaj e cila përmban imazhe të komuniteteve të ndryshme. Cilat janë disa gjëra që vini re në lidhje me to?
- Bëni një listë të gjërave që vini re në foto, pastaj shkruani se si ju bën të ndjeheni secili komponent. Për shembull, vini re hapësira të gjelbërta, shkolla, transport, teknologji, prodhim ushqimi dhe energji? Si ju bën secila të ndjeheni?
- Tani që keni parë disa shembuj të komuniteteve të tjera, mendoni se si dëshironi të ndjeheni në komunitetin tuaj ideal. Pastaj, shikoni komponentët dhe ndjenjat që keni shënuar në fotot e dhëna. Merrni një letër bosh dhe vizatoni komunitetin tuaj ideal. Kjo mund të jetë një përzierje e disa gjërave që keni parë në imazhe ose diçka krejtësisht e ndryshme. Perdor imagjinaten tende!
Diskutim
- Cilin emocion(e) keni zgjedhur të bazoni komunitetin tuaj ideal?
- Cfarë emocione zgjodhën të tjerët? Cilat janë ngjashmëritë apo ndryshimet në emocionet e zgjedhura?
- Pasi të keni parë komunitetet ideale të të tjerëve, çfarë doni të shtoni ose ndryshoni në tuajat?
- Cfarë kontributi të vogël mund të jepni në komunitetin tuaj për të shtuar emocionin tuaj të zgjedhur në të?
Burimi i Aktivitetit
Mia Skaggs & Loreta Avdiu
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
7-9 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments