Rrathët e Përkatësisë
Të kuptuarit e përkatësisë nuk duhet të jetë abstrakte - ne mund të llogarisim numrin e grupeve që i përkasim dhe mund të emërojmë njerëzit me të cilët ndihemi të dashur.
Qëllimi
Fëmijët do të largohen nga kjo stërvitje duke e ditur se me kë ndjehen që i përkasin. Ata do të dinë se tek kush duhet të shkojë në kohë nevoje, dhe ata do të identifikojnë se me kë dëshirojnë të krijojnë një lidhje më të ngushtë.
Burimet
- Marker tabele / Bojra
- Opsionale (Materialet e tjera krijuese (si rreth brezi, rërë…)
- Doracaku i Aktivitetit(klikoni për ta shkarkuar)
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Mblidhni materialet për të bërë rrathët/qarqet tuaja. Fëmijët mund të vizatojnë në letër ose mund të dilni nga ideja e letrës dhe lapsit dhe të përdorni çdo material krijues – madje të dilni në ambient jashtë (shkëmbinj, rërë etj.) Për të bërë rrathë/qarqe të shumëfishta
- Shpjegoni aktivitetin. Të ndihmoni fëmijën të shohë se cilave nga grupet e ndryshme përkasin (familja, miqtë, shkolla, sporti, klubi, familja e zgjeruar etj.) kujdesuni që të krijojnë një fotografi me Qarqe të Përkatësisë të mbivendosura.
- Së pari, ata duhet të vizatojnë / krijojnë / shënojnë emrin e tyre në letër. Pastaj, ata mund të shtojnë rrethin e parë duke etiketuar / vizatuar grupin e rrethit “Familja” ose “Mami, Babi, Motra”
- Bëni qarqe në vazhdimësi. Vazhdoni t’i shtoni qarqet më të mëdha të përkatësisë, me grupet e ndryshme të njerëzve, derisa të keni përfaqësuar të gjitha grupet për të cilat mund të mendoni.
- (Opsional) Vendosini ndjenjat njerëzve. Kërkojuni atyre që të ndajnë fjalët e ndjesisë se si ndjehen kur janë me një nga grupet (ekipi i notit: i fortë, familja: e dashur etj). Pastaj, bëni që ata të përshkruajnë atë ndjenjë me fjalë ose ilustrime në rrethet e tyre të përkatësisë. Vazhdoni me më shumë qarqe. Nëse është e rehatshme, fëmijët mund t’i ndajnë vizatimet me një tjetër ose grup të vogël.
Diskutim
- Kur mendoni për të gjithë këta njerëz që ju duan, kjo si ju bën të ndjeheni?
- Tek kush do të shkosh për nevoja të ndryshme – domethënë, nëse ju dëshironi një përqafim ose të kërkonit ndihmë për detyrat e shtëpisë?
- Me cilin mund të jesh më shumë “vetvetja” dhe çfarë do të duhej të bëhej më shumë për të qënë “vetja” me të tjerët?
- Me cilin do të donit të ishit më afër, dhe cilat janë disa hapa që mund të merrni për të arritur atje?
Shtesa
Vendosni ndjenjat tek secili grup, duke pyetur se si ndihet fëmija kur ata janë me secilin. Ata gjithashtu mund të ndajnë vizatimet e tyre me njëri-tjetrin në qoftë se jane në një grup.
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
5-15 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments