Emërto atë Emoji

Cilat janë ndjenjat/emocionet që shikoni në këto letra të pazakonta me Emoji?

Qëllimi

Zgjeroni fjalorin tuaj të ndjenjave.

Burimet

Udhëzime

  1. Në mënyrë krejt rastësore,përzgjidhni një prej letrave me Emoji.
  2. Mundohuni të merrni të njëjtën pamje si Emoji dhe mendohuni se kur mund të ndiheni kështu.
  3. Shkruajeni fjalën pëkatëse(ndjenjën) tek letra.Mundet të jetë ndjenjë e shpikur prej jush ose thjesht krijuese apo e pazakontë.
  4. Bashkojeni letrën tuaj me letrën tjetër,që “quhet” Emoji-t.Më pas shiko një nga letrat e emërtuara prej dikujt tjetër.Nëse jeni dakort me fjalën që është shkruar poshtë Emoji-t ,vendosni “+1” afër asaj ndjenje/fjale,në rast të kundërt shkruani ju atë fjalë që e shihni si të përshtatshme.

Diskutim

  • Gjeni dikë tjetër që ka emërtuar një Emoji.Sa e vështirë apo e lehtë ishte të gjeje emërtimin përkatës?
  • Kur u mundove të merrje të njëjtën pamje me Emojin , mendon se perceptimi yt për atë ndjenjë apo emocion ndryshoi?
  • Sa fjalë që shprehin apo përcaktojnë një ndjenjë/emocion specifik përdorni normalisht në një ditë?Çfarë do të ndodhte nëse do të ekzistonin më shumë fjalë nëpërmjet të cilave mund të shprehnim ndjenja apo emocione?

Shtesa

I ftoni pjesëmarrësit të shkruajnë një skenar për filmin e tyre : “ Emoji-t”,ku një grup Emoji-sh nisen drejt një aventure dhe gjatë kësaj kohe mësojnë të punojnë në grup së bashku .

Burimi i Aktivitetit

Joshua Freedman, Six Seconds
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

2-4 minuta

DEMO VIDEO: