Icebergu Emocional
Mendoni per nje ajsberg: çfarë është e dukshme mbi sipërfaqen e oqeanit është vetëm një pjesë e vogël e tërësisë. Krijoni një Ajsberg Emocionesh për të eksploruar pjesët e dukshme dhe të fshehura të mendimeve/ndjenjave/veprimeve.
Qëllimi
Rritja e ndërgjegjësimit mbi emocionet dhe sjelljen.
Burimet
- Stilolapsa/ Lapsa/ Bojëra për ngjyrosje dhe shkrim
- Doracak (klikoni për ta shkarkuar)
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Mendoni për herën e fundit që përjetuat ndjenja të forta (mund të zgjidhni cfarëdolloj ndjenjash si per shembull Lumturi, Trishtim, Pranim, Zemërim, Besim, Parashikim.
- Merrni nje fletëpalosje “Ajsberg Emocionesh” të paplotësuar nga tavolina. Në pjesën e sipërme (mbi sipërfaqjen e ujit) shkruani çfarë njerëzit e tjerë mund të vërenin nga mendimet, ndjenjat apo veprimet e juaja. (Per shembull, ndoshta ju ishit të trishtuar dhe qatë, kështu që të tjerë mund ta kenë vëzhguar këtë)
- Mendoni pastaj për pjesën e mendimeve, ndjenjave dhe veprimeve tuaja që nuk mund të kenë qënë të dukshme për të tjerët. (Për shembull, ju ndoshta ishit të trishtuar, por nuk e treguat këtë)
- Shtoni ngjyra, vizatime dhe detaje për të ilustruar çfarë po ndodh me ju – pjesët e dukshme dhe të fshehura gjithashtu.
Diskutim
- Gjeni një person tjetër që krijoi nje Ajsberg Emocionesh. Në ç’mënyra është i ngjashëm apo i ndryshëm nga i juaji?
- Ishit të surprizuar nga diçka që shënuat poshtë sipërfaqes?
- Herën tjetër që ndjeni diçka, çfarë do të ndodhte nëse do të kujtonit Ajsbergun tuaj te Emocioneve dhe të provonit të ndanit ndjenjat tuaja në mënyrë më direkte?
Shtesa
Gjeni një person tjetër që bëri një Iceberg të Emocioneve. Në çfarë mënyrash janë ngjashmëritë ose e ndryshimet tuaja? A jeni befasuar nga ndonjë gjë që keni gjetur/parë nën sipërfaqe?Herën tjetër kur të keni një ndjenjë, çfarë do të ndodhte nëse mbani mend Icebergun tuaj të Emocioneve j Iceberg dhe të përpiqeni të ndani ndjenjat tuaja më drejtpërdrejt?
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman & Joshua Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
4-10 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments