Qëllimet e Emocionit

Në “Six Seconds”, ne themi "emocionet i nxisin njerëzit dhe njerëzit nxisin performancën. Në këtë aktivitet, do ta provojmë nëse kjo me të vërtetë funksion dhe si funksionon.

Qëllimi

Të rrisim kuptimin e mënyrës se si emocionet i ndikojne synimet tona.

Burimet

Udhëzime

  1. Shkruaj një prej synimeve tua në letrën e madhe (Ky mund të jetë një synim personal apo nje synim grupor/ që e ndan me dikë tjetër).
  2. Zgjedh cfarëdo karte. Vendose kartën që e zgjodhe afer synimit tënd dhe përderisa e bën këtë, imagjinoje atë ndjenjë në lidhje me atë synim.
  3. Shkruaji disa fjalë: Si mund të të ndihmojë kjo ndjenjë drejt arritjes së synimit? Si mund të të pengojë ta arritësh atë synim?

Diskutim

  • Në çfarë niveli do ti ndikojnë ndjenjat tua synimet tua?
  • Çfarë janë disa ndjenja qe i ke momentalisht drejt këtij synimi dhe cfarë janë disa ndjenja që dëshiron ti kesh?
  • Nëse deshiron ose ke nevoje për ndjenja ndryshe prej atyre që i ke tani, si mund ti arrish ato?
  • Nëse i ke ndjenjat tani… si do të mund ti mbështesësh dhe forcosh ato?

 

 

Shtesa

  • Në këtë ushtrim, kur e zgjodhe kartën, si u ndjeve? Si e përdore atë ndjenjë?
  • Një aftësi e rëndësishme në intelegjencën emocionale është drejtimi i emocioneve. Në jetë nganjëhere gjëra të papritura ndodhin. Emocionet shfaqen. Po pastaj? 
  • Çfarë mësove në këtë ushtrim që do të të ndihmojë ti manovrosh sfidat emocionale në jetë?

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman & Joshua Freedman
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

4-6 minuta

DEMO VIDEO: