Energjia e ripërtëritshme e emocioneve

Në këtë vend, do të gjeni se si ti jepni vetes energji kur ndiheni të pazotë për ndryshimin e klimës duke gjeneruar ide të ndryshme.

Qëllimi

Duke njohur ide, ndjenja dhe veprime që furnizojnë energjinë dhe ato që shterojnë energjinë, pjesëmarrësit do zhvillojnë ndërgjegjësim të ri të reagimit të tyre dhe mënyra se si të rritin energjinë.

Burimet

● Letra me ngjitës për shënime
● Një mur i madh ose tavolinë të ndarë në dy pjesë, emërtoni njërën “Shteron Energjinë Tuaj”
dhe tjetrën “Furnizon Energjinë Tuaj” – në secila pjesë, shto 5-10 shembuj duke ndjekur
udhëzimet e mëposhtme
● Activity Instruction Sheet (optional) click to download

Udhëzime

1. Kur mendon për ndryshimin e klimës.. Çfarë të shteron energjinë? Për shembull, “të
menduarit që është e pashpresë” ose “të ndihesh i ngecur” ose “njerëzit nuk po e marrin

seriozisht”. Shkruaj një ide për letër ngjitëse dhe shtoje me të tjerat në seksionin “Shteron
Energjinë Tuaj”. Përpiqu të jesh specifik me shembuj realë për çfarë ka ndikuar në energjinë
tënde.
2. Më pas, bëj të njëjtën gjë për çfarë furnizon energjinë, si për shembull “ecje në natyrë”, “i
thua dikujt si ndihem”, ose “organizoj një protestë”. Përsëri, përpiqu të jesh specifik me
shembuj realë.
3. Tani, fol me dikë tjetër për idetë e tua me pyetjet e mëposhtme për diskutim.

Diskutim

● Çfarë ndjesish ke kur lexon çfarë ka në anën e “Shteron Energjinë Tuaj”?
● “Ankthi klimatik” është një ndjesi e një shqetësimi të madh, mbase të pakontrollueshëm për
të ardhmen e planetit Tokë. Duke parë në anën “Shteron Energjinë Tuaj”, sa ankth klimantik
ndjen?
● Çfarë ndjesish përjeton kur lexon anën “Furnizon Energjinë Tuaj?”
● Nëse ke ndjesi të vështira si ankth, dëshpërim, hidhërim, ose zemërim.. Cilat janë disa
opsione të shëndetshme dhe të dobishme për këto ndjesi?
● Ka ndonjë ide në listën e Furnizon Energjinë Tuaj që mund t’iu ndihmojë kur nuk ndiheni
mirë? Çfarë është diçka nga lista Furnizon Energjinë Tuaj që do deshit ta provonit?

Shtesa

Për të eksploruar ndjesitë fizike të “Furnizoj” dhe “Shteroj” kërkoju pjesëtarëve të qëndrojnë në një
këmbë (ose të qëndrojnë në një tabelë ekuilibri) dhe të lexojnë listën e Cfarë Shteron Energjinë Tuaj
dhe pyeti se si u ndjenë. Shpesh është e vështirë të qëndrosh në ekuilibër duke lexuar. Përsërite për
listën tjetër; shpesh njerëzit shohin që kur lexojnë listën e dytë ndihen fizikisht më të balancuar dhe
më të fortë. Diskutoni pse mund të ndodhë kjo?

Për studentët më të rritur, shtesa e mësipërme mund të lidhet me të mësuarit më tepër për trurin.
Njëra nga pjesët e trurit e përfshirë në përpunimin e emocioneve janë bërthamat/ganglionet bazale,
të cilat janë të përfshira po ashtu në ekuilibrin fizik. Emocionet kanë një efekt psikologjik, nganjëherë
të përshkruara si një efekt somatik. Neuroshkencëtari Antonio Damasio ka shkruar: “Emocionet janë
të mishëruara” sepse ato janë pjesë e sistemit e trupit tonë. Shiko youtube.com/sixseconds për video
në lidhje me të.

Burimi i Aktivitetit

Joshua Freedman & Maria Jackson
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

5-20 minuta