Green13 Akullnaja e Emocioneve

Imagjino një akullnajë; çfarë është e dukshme mbi sipërfaqen e oqeanit nuk është veçse një pjesë e vogël e së tërës. Krijo një Akullnajë Emocionesh për ndryshimet klimatike në mënnyrë që të eksplorosh idetë dhe ndjenjat që ndodhen nën idetë e tua.

Qëllimi

Ndërgjegjësimi për emocionet dhe sjelljen në lidhje me ndryshimet klimatike.

Burimet

● Stilolapsa/ Lapsa/ Bojëra dhjami për të ngjyrosur dhe shkruajtur.
Iceberg Handout (A4 Size) kliko për ta shkarkuar
● Activity Instruction Sheet (jo e detyrueshme) kliko për ta shkarkuar

Udhëzime

1. Mendo për një moment kohët e fundit gjatë të cilit pate një ndjenjë të fortë për
ndryshimet klimatike (mund të zgjedhësh çfarëdolloj ndjenje si për shembull Lumturi,
Hidhërim, Pranim, Zemërim, Besim, Pritshmëri, etj)
2. Merr një Akullnaje Emocionesh (Emotion Iceberg) bosh nga tavolina. Në pjesën e
sipërme (mbi ujin) shkruaj ose vizato se çfarë mund të shikonin dhe kuptonin njerëzit e
tjerë nga mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tua në lidhje me ndryshimet klimatike. (Për
shembull ndoshta ishe i/e mërzitur dhe qave, dhe njerëzit e tjerë mund ta shikonin këtë)

3. Më pas mendo për ato mendime, ndjenja dhe veprime të cilat mund të mos kenë qenë të
dukshme për të tjerët. Vendosi këto në pjesën e poshtme të akullnajës, nën ujë. (Për
shembull, ndoshta ndiheshe i/e mërzitur, por nuk e tregove)
4. Shto ngjyra, piktura dhe detaje për të ilustruar se çfarë po ndodh me ty – si pjesët e
dukshme dhe ato të fshehura.

Diskutim

● Gjej dikë tjetër që bëri një Green13 Emotion Iceberg. Në ç’mënyra janë dy Akullnajat të
ngjashme ose jo?
● A u befasove nga dicka qe shkruajte nën sipërfaqe?
● Herën tjetër që do të kesh nje ndjenjë, çfarë do të ndodhte nëse do të rikujtoje
Akullanajën e Emocioneve tende dhe do të përpiqeshe ti shprhje ndjenjat në një mënyrë
më të drejtpërdrejtë? Kush do të ishte një person I sigurt me të cilin do të mund të
shprehje ndjenjat?

Shtesa

Ky aktivitet nuk ka nevojë për përshtatje në mënyrë që te funksionoj online/virtualisht.

Ftoni pjesëmarrësit të shkruajnë një ngjarje, letër ose fletë ditari duke përdorur një
shumëllojshmëri fjalësh që shprehin ndjenja duke treguar se si ata do të dëshironin të shprehnin
ndjenjat më shumë në sipërfaqe.

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman & Joshua Freedman
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

5-15 minuta