Këtu do të marrim në konsideratë faktin nëse një ide është E GABUAR apo NDRYSHE dhe sesi ju ndiheni në lidhje me dy fjalët e sipërpërmendura.
Qëllimi
Të mësojmë më tepër rreth mënyrës apo formës sesi i shikojmë të tjerët
Burimet
- Gërshërë
- Ngjitës/Vinovil
- Stilolapsa/Lapsa
- Doracak 1 (klikoni për ta shkarkuar)
- Doracak 2 (klikoni për ta shkarkuar)
- Doracak 3 (klikoni për ta shkarkuar)
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Merr një nga letrat prej tufës.A është kjo diçka që ti e quan normale? Nëse po,vëre sërish në tufë dhe përzgjidh një tjetër që nuk është “normale” për ty.
- Ajo çka thuhet në letër është ” E gabuar ” apo “ Ndryshe “ . Vendose letrën në tabelë për të treguar pikëpamjen tënde.
- Afër me letrën tuaj apo ndonjë letre tjetër, si ndiheni kur e shihni këtë letër aty ku është vendosur?
Në vazhdim ,ju mundet të diskutoni letrën dhe tabelën me dikë tjetër.
Diskutim
- Si e vendosni ju nëse diçka është : “ E Gabuar”apo “ Ndryshe “?
- A ka letra në tabelë të cilat nuk të duken as “ Ndryshe “ e as “ Të Gabuara “ (ndoshta për ty janë normale)? Si ndihesh tek i sheh në tabelë?
- Fjalët në tabelë janë ide tejet të thjeshta.Cilat janë disa nga bindjet apo sjelljet,për vendosjen apo përcaktimin e së cilave do të hasje vështirësi? Pse ndodh kjo?
- Në jetën tuaj të përditshme,cilat janë disa nga situatat në të cilat ju silleni sikur format e të menduarit apo vepruarit të dikujt janë “ Të Gabuara “? Po “Të Ndryshme ”?
Shtesa
Shkruani rreth një eksperience apo rasti kur ju po bënit diçka apo po silleshit sipas jush normalisht ,por dikush tjetër e gjykoi sjelljen apo veprimin tuaj si “ Të Gabuar “ .Çfarë ndodhi? A ndryshoi ndonjëri prej jush këndvështrim?
Burimi i Aktivitetit
Joshua Freedman, Six Seconds
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
2-5 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments