EmoPërbindësh
Krijoni “kartën tuaj të përbindëshit” për të eksploruar ndjenjat - rritni fjalorin e emocioneve për të rritur njohurit për veten dhe të tjerët.
Qëllimi
Rritja e vetëdijes për emocionet / përdorimi i fjalëve më të sakta të emocioneve ndihmon në komunikimin e ndjenjave dhe rritjen e ndjenjës së vetë-zotërimit ... "emërojeni atë për ta zbutur".
Burimet
- Stilolapsa / lapsa / penat për ngjyrosje dhe shkrim
- Doracak 1 (klikoni për të shkarkuar)
- Doracak 2 (klikoni për të shkarkuar)
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Rishikoni EmoKartat dhe bisedoni me një partner në lidhje me atë emocion që po ju shpreh karta. Cfarë vini re në lidhje me kartat? Cilat pjesë të një përbindëshi tregojnë emocion? (forma dhe madhësitë e kokës, syve, vetullave, gojës, gjuhës, dhëmbëve) Cilat kategori kanë EmoKartat? A vini re emocione të ngjashme në kategoritë e ngjyrave (E zemeruar, e trishtuar, e lumtur, e befasuar)?
- Tani bëni kartën tuaj EmoPerbindeshi. Vizatoni në një copë letër të paster përbindëshin tuaj për të shprehur një emocion krejt të ri. Ky emocion mund të jetë një përzierje emocionesh në një intensitet specifik (për shembull zemërimi + trishtimi + frika) Emërtoni emocionin dhe shkruajeni emrin në fund të faqes. Ngjyrosni emocionin tuaj për t’u përshtatur me kategoritë e ngjyrave të EmoKartave ose formoni ngjyrën tuaj të re që i përshtatet më së miri EmoPerbindeshit.
- Ndani EmoPerbindeshin tuaj me një partner dhe postoni për të shfaqur EmoPerbindeshin tuaj me të tjerët.
Diskutim
- Cfarë përzierje emocionesh ndan EmoPerbindeshi juaj? Emërtoni ose përshkruani këto ndjenja partnerit tuaj.
- Cfarë ju tregon kjo se ka kaq shumë EmoPerbindesh të ndryshme në koleksionin tonë?
- Cilat janë disa nga mënyrat ku EmoPerbindeshat jane te ngjashem? Cfarë na tregon kjo?
- Si mund të jetë e dobishme për ne që të kemi më shumë fjalë për ndjenjat dhe të komunikojmë me saktësi ndjenjat? (Më mirë të kuptuarit. Më i kujdesshëm / më i saktë në lidhje me ndjenjat. Ndihem më mirë kur mund të them saktësisht atë që ndjej).
- Sfidoni veten për të bërë një EmoPerbindesh të dytë, për të shfaqur një emocion që nuk shihet ende nga grupi. Cilat janë disa nga ndjenjat e tjera që keni përdorur për të bërë EmoPerbindeshin e dytë?
Shtesa
Ftoni pjesëmarrësit të shkruajnë një ngjarje, letër, ose një hyrje ditari duke përdorur një gamë të gjerë fjalësh ndjenjash që tregojnë se si ndjenjat mund të bëhen pak a shumë intensive në hapa të vegjël.
Burimi i Aktivitetit
Patty Freedman, Six Seconds
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
4-10 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments