Emocionmetër

Tek Six Seconds, themi që, "emocionet drejtojnë njerëzit dhe njerëzit drejtojnë performancën ." Ja tek e keni një ushtrim të shpejtë, i cili do t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse dhe si kjo funksionon.

Qëllimi:Të mësojmë më tepër rreth emocioneve dhe fjalëve që përdoren për të shprehur apo verbalizuar gjendjen emocionale.

Burimet

  • Të mësojmë më tepër rreth emocioneve dhe fjalëve që përdoren për të shprehur apo verbalizuar gjendjen emocionale.
  • Doracaku1 (klikoni për ta shkarkuar)
  • Doracaku 2 (klikoni për ta shkarkuar)
  • Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar

Udhëzime

  1. Merr një Emocionometer bosh nga tavolina dhe zgjidh 3-4 ngjyra që dëshiron t’i përdorësh për të bërë Emocionometrin e INATIT (gjysma e sipërme e fletës që ke marrë).
  2. Emocionometri i INATIT përmban një interval ,i cili fillon me fjalën I QETË (aspak i inatosur) dhe përmbyllet me mbiemrin I XHINDOSUR (tejmase i inatosur). Ka hapësiërë për nëntë fjalë përgjatë këtij intervali.Ka gjithashtu edhe katër hapësira boshe,tek të cilat duhen vendosen ato  fjalë që të duken më të përshtatshme për të shprehur nivelet e ndryshueshme dhe të ndryshme të inatit.
  3. Shto ngjyra për të përshkruar inatin hap pas hapi ,nga ngadalë/i vogël (në të majtë) tek i madh/shpejt (në të djathtë).Në vazhdim, mund të përsëritet ky proces duke përdorur një fjalë tjetër si Gëzim,Dhimbje,Pranim,Besim ,Parashikim apo çdo ndjenjë tjetër që të ngjall interes.

Diskutim

  • Gjej dikë tjetër që ka bërë një Emocionometer siç ke bërë edhe ti. Ku keni ngjashmëri dhe ku e si ndryshoni nga njëri-tjetri?
  • Ishte më e thjeshtë të mendoje një fjalë apo të vizatoje për t’u shprehur ? Pse mendon që ndodh kështu ?
  • Herën tjetër që do të ndjesh diçka apo do të duash të shprehësh një ndjenjë,çfarë do të ndodhte nëse ti do të rikujtoje Emocionometrin tënd dhe do të përdorje një fjalë specifike për të përshkruar gjendjen tënde emocionale?

Shtesa

I ftoni pjesëmarrësit të shkruajnë një letër, një ndodhi apo të shkruajnë në ditaret e tyre,duke përdorur një gamë të gjerë fjalësh që shprehin emocion,e duke treguar kështu nëpërmjet tyre sesi ndryshon gradualisht intensiteti i ndjenjave.

Burimi i Aktivitetit

Joshua Freedman & Anabel Jensen, Six Seconds
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

4-10 minuta

DEMO VIDEO: