EmoLule
Jo gjithmonë arrijmë dhe dimë t’i vlerësojmë njerëzit e veçantë në jetën tonë.Le të mendojmë për atë personin e veçantë në jetët tona.Le të mendojmë rreth një personi të veçantë dhe t’i kushtojmë vëmendje ndjenjave që ata ndajnë me ne.Ne mund t’i tregojmë atyre mirënjohje dhe t’i shprehni ndjenjat.
Qëllimi
Të qënurit në gjendje për të njëjtësuar ndjenjat e të tjerëve dhe të shfaqim mirënjohje.
Burimet
- Letër
- Lapustila/Bojra dhjami/Stilolapsa
- Gërshërë
- Ngjitës letër
- Tel i hollë (tel që përdoret në dyqanet e luleve ose pastrues tubash apo gypash)
- Letra e Emocioneve
- Fletë Udhëzimi për Aktivitetin (opsionale) klikoni për ta shkarkuar
Udhëzime
- Prisni gjashtë rrathë duke përdorur letra me ngjyra rreth 7.5 centimetra të gjerë.
- Në rrethin qëndror shkruani emrin e dikujt ( si p.sh NÊNA) të cilin e vlerësoni dhe për ekzistencën e së cilit ndiheni me fat.Në pesë rrathët e mbetur shkruani disa cilësi të atij personi,të cilat i vlerësoni(shembull : i/e sjellshme,i/e butë,i/e durueshme,i/e përzemërt,zbavitës/e).Përdorni letrën e Emocioneve sipas nevojës.
- Përthyejini 5 nga rrathët në gjysëm dhe bëni një të prerë të vogël në mes.
- Ngjiteni me ngjitës telin tek rrethi qendror për të formuar kështu bishtin e lules.
- Vendosini njëra mbi tjetrën 5 rrathët e mbetur,duke u kujdesur që të prerat që bëtë më parë të jenë të mbivendosura dhe i radhisni poshtë rrethit qendror duke i kaluar nëpër telin që tashmë na shërben si bishti për lulen tonë.
- Rrotullojeni fundin e telit derisa të formohet një topth të vogël për ta bërë të qëndrojë në këmbë.Mblidhini të gjitha lulet në tavolinë dhe vendosini së bashku për të formuar kështu një “kopësht të lulëzuar”.
Diskutim
- Si ndihesh kur tregon mirënjohje dhe vlerësim për dikënd?
- Si ndihesh kur mendon rreth emocioneve të të tjerëve?
- Si u ndjeve kur t’u desh të mendoje rreth 5 cilësive për lulen? Mund të vazhdoje më tej?
- Çfarë ndodh kur shfaq vlerësim për të tjerët?
Burimi i Aktivitetit
Made by Joel & Patty Freedman
About this activity…
Mosha
SDG:
Madhësia e Grupit
EQ AREA:
Koha
8-10 minuta
DEMO VIDEO:
0 Comments