Të Sjellshëm ose Pasjellshëm

Mirësia mund të jetë më e thellë dhe kuptimplotë se fjala “të lutem” apo “faleminderit”.Por shpeshherë mund të ndihemi konfuzë nëse/kur veprimet tona keqkuptohen.Si mund të tregojmë mirësi? Si mund t’i shprehim qartë qëllimet tona për të bërë mirë apo ndihmuar të tjerët?

Qëllimi

Ky ushtrim i predispozon fëmijët të marrin parasysh faktin se i njëjti veprim mund të perceptohet si i mirë ose jo në varësi të kontekstit dhe qëllimit.

Burimet

Udhëzime

  1. Përzgjidhni disa apo të gjitha materialet që i shihni si më të përshtatshme për fëmijët.Ju mund t’i shkruani këto veprime apo bëma në copat e letrave,t’i fusni në kapele apo filxhan dhe fëmijët të zgjedhin ose ju mund të përzgjidhni disa që t’i lexoni me zë të lartë e diskutoni. 
  2. Personi që e zgjedh letrën,do t’i përgjigjet pyetjes : “ Kur e ke perceptuar këtë veprim si të mirë/xhest mirësie?” Dikush tjetër d t’i përgjigjet pyetjes së kundërt, pra : “Kur e ke perceptuar këtë veprim si jo të mirë?” Nëse nuk e kanë përjetuar personalisht atë çka thuhet në letër,mund të japin një përgjigje të bazuar në një histori hipotetike .
  3. Vazhdoni derisa t’i mbaroni të gjitha materialet , më pas vazhdoni diskutimin si në vijim.

Diskutim

 

  • Çfarë e bën diçka të mirë ose jo?Si e kuptoni nëse dikush po tregohet i sjellshëm ose jo?
  • Si mund ta kuptosh nëse ti po tregohesh i sjellshëm apo jo?
  • Cilat janë disa gjëra të rëndësishme që duhet t’i mbajmë mend rreth të qënit i sjellshëm?
  • Mund të rikujtoni një rast ku jeni munduar për të qënë i sjellshëm, por keni bërë të kundërtën?Çfarë do të bëje ndryshe herën tjetër?
  • Tashmë që zotëron pikëpamje të reja rreth mirësisë e të qënurit i sjellshëm,si mund ta ndash eksperiencën tënde me të tjerët? 

 

 

Shtesa

Planifikoni një ditë kushtuar mirësisë,“Dita e Mirësisë” ku çdokush zotohet të kryejë një akt/xhest mirësie,e ditën pasardhëse mund ta diskutoni së bashku.Gjithashtu mund të dëgjoni një episod të një :” Botë e sjellshme”(janë shumë të shkurtra,nën 7 minuta) dhe të diskutoni rreth tij.

Burimi i Aktivitetit

Patty Freedman, Six Seconds
0 Comments

Submit a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About this activity…

Mosha

SDG:

Madhësia e Grupit

EQ AREA:

Koha

5-10 minuta

DEMO VIDEO: