Përtej POP-UP

Dëshironi t’i përdorni aktivitetet POP-UP edhe jashtë muajit Nëntor?

Përpos eventit madhështor në Nëntor, ju gjithashtu mundet të organizoni edhe një Mini Festival POP-UP.Jini të lirë gjithashtu që t’i përdorni këto aktivitete në çdo periudhë të vitit.Në Mini Festivalin tuaj POP-UP, i nxisni pjesëmarrësit dhe vullnetarët t’ju bashkangjiten sërish në Nëntor për të mbështetur UNICEF-in në Ditën Botërore të Fëmijëve.

Në vend të një festivali, ju mund të organizoni disa mini festivale.Si për shembull, nëse tri familje po punojnë së bashku për këtë projekt, ju mund të organizoni 3 mini festivale, me 2-4 “stacione” për secilin.Ndoshta mund të takoheni gjatë tri fundjavave në Nëntor për të parë e diskutuar larmishmërinë e “stacioneve”.

Ndërkohë që “stacionet” janë menduar të jenë një eksperiencë interaktive e vetëdrejtuar është gjithashtu e mundur t’i përdorësh një e nga një. Për shembull, një mësues mund të përdorë nga një “paketë” çdo ditë gjatë muajit Nëntor.

Shumica e “paketave” sugjerojnë diskutime ekstra, pyetje e përgjigje për të thelluar të nxënurit.Disa prej tyre gjithashtu nxisin të shkruarit apo të mbajturit e një ditari për reflektim të mëtejshëm.

Ju lutem ndani idetë dhe eksperiencat tuaja lidhur me përdorimin e “paketave” në grupin tonë të Facebook tek linku në vijim:6sec.org/ein

Ka disa forma për ta organizuar këtë event, me fokus tek të rriturit.

  1. Zgjidhni “Stacionet”  &Përmbajtjen

Për Festivalin, ngrini “stacionet e aktiviteteve” rreth e për qark dhomës.Gjithsecilit që dëshiron të organizojë këtë event,do t’i duhet të përzgjedhë “paketat” që do të përshtaten më mirë me audiencën.Disa aktivitete janë më të përshtatshme për fëmijë të vegjël,kështu që nuk mund të përdoren në kuadër biznesi. Por pavarësisht, do ta shihni që shumica e aktiviteteve janë të përshtatshme për të rritur.

Për shembull, “Feeling Walk” është një prej “paketave”.Është një ushtrim i vogël që bëhet në grup; dikush lexon një situatë hipotetike dhe pjestarët e grupit diskutojnë rreth reagimeve të ndryshme që mund të ketë secli prej tyre.Aktiviteti përmban një sërë situatash si: 

“Të bësh një prezantim”

“Të kesh SHUMË për të bërë”

Shumica e përmbajtjes së “paketave” do të jetë lehtësisht e përdorshme në çdo rast, por në varësi të audiencës mund t’ju duhet të bëni edhe ndonjë ndryshim apo përshtatje të vogël. 

 2. Fokusi tek Emocionet&Mirëqënia për Ne

Mblidhni grupin tuaj dhe shpjegojini çdo gjë rreth Ditës Botërore të Fëmijëve, në mënyrë që edhe për ta të jetë pak më i qartë qëllimi edhe branding i Festivalit POP-UP.Ju mund të shpreheni kështu:

Do të kryejmë disa aktivitete në lidhje me emocionet dhe mirëqënien.

Këto aktivitete janë krijuar posaçërisht për kremtimin që Kombet e Bashkuara i kushtojnë Ditës Botërore së Fëmijëve—unë jam pjesë e një rrjeti global që i organizojnë këto evente për fëmijët dhe familjet në të gjithë botën.Por sot, ne do t’i përdorim këto aktivitete për t’u fokusuar tek vetja si ___________ (plotësoni hapësirën boshe p.sh.të rritur, manaxherë, zjarrfikës, profesorë, drejtues apo çfarëdo lloj roli ekzistues në grupin tuaj)

E kemi bërë gati Festivalin POP-UP rreth e për qark dhomës dhe siç mund ta shihni kemi dhe “stacionet” përkatëse të aktiviteteve.Aktivitetet janë të këndshme dhe plot ngjyra, sepse janë pjesë e programit për Ditën e Fëmijëve, por përmbajtja është e zbatueshme dhe tek ne si të rritur.

Lexojini udhëzimet dhe më pas kryeni aktivitetin me dikënd apo në grup. Tek secili prej “stacioneve” vini re se çfarë mund të mësoni rreth emocioneve dhe mirëqënies — dhe sesi ajo çka keni mësuar lidhet me jetën dhe punën tuaj.

Ju lutemi që për 30 minutat në vazhdim të vazhdoni të eksploroni — të kryeni 5-6 nga aktivitetet — dhe do të takohemi sërish këtu për të diskutuar.

3. Përdoreni për Përgjegjësinë Sociale të Kompanive

Ky aktivitet është ideal për t’u përdorur në ambientet e punës, sepse shërben për të themeluar sensin e komunitetit e falenderuar familjet (punonjës, klientë, komunitetin lokal)

A keni ndonjë klient, i cili shqetësohet dhe interesohet për punonjësit e tij të cilët janë prindër apo për prindërit dhe fëmijët në zonën e tyre lokale?

Një ekip vullnetarësh nga vendi i punës mund të bashkëpunojë për të organizuar një festival për punonjësit, për punonjësit dhe fëmijët e tyre dhe/ose për familjet e komunitetit.