Logjistikë

Klikoni në skedat në të djathtë për të mësuar më shumë rreth organizimit të POP-UP Festivalit tuaj.

Roli juaj &Ndërtimi i një skuadre

Si një organizator, është detyra juaj të shërbeni si hallkë kryesore e eventit duke lidhur dhe koordinuar burimet e individët.Duke qënë se ky festival nuk është as “orë mësimore” e as “workshop”,nuk do t’ju duhet t’ja “mësoni” përmbajtjen pjesëmarrësve.Përkundrazi, ju dhe vullnetarët e tjerë do të luani,mësoni e eksploroni bashkë me pjesëmarrësit.

 

Mund ta realizoni këtë projekt ose vetëm ose në grup.Numri i vullnetarëve varet nga tri faktorë kryesorë:

  1. Sa persona dëshironi që të marrin pjesë? Sa më shumë pjesëmarrës, aq më shumë “stacione” e “paketa”, fenomen, i cili do të rrisë kompleksitetin dhe si rrjedhojë do t’ju nevojitet më shumë ndihmë!
  2. Do të ketë fëmijë të vegjël të pashoqëruar nga prindërit apo individë që akoma nuk mund të lexojnë ose që nuk dëshirojnë të lexojnë në festivalin tuaj? Në rast se po, do t’ju nevojiten më tepër njerëz duke qënë se udhëzimet janë vetëm në formë të shkruar.
  3. Do që ta zgjerosh më tepër projektin duke i shtuar ushqime/pije freskuese, aktivitete të tjera të gëzueshme siç janë: muzka dhe stolisje shtesë?Në rast se po, aktiviteti do të bëhet më kompleks e me siguri që do t’ju duhet më shumë ndihmë. 

Për t’ju dhënë një ide rreth numrit të individëve që nevojiten për të organizuar këtë aktivitet kini parasysh se: Për një grup pjesëmarrësish prej 30-40 vetash që janë të aftë për të lexuar,zakonisht ngrihen 14 ”stacione”.Për të përgatitur eventin ( një ditë përpara ), mjaftojnë dy vullnetarë ,të cilët zakonisht i kanë printuar e bërë gati materialet për tri orë. Në ditën e aktivitetit, nevojitet pak më shumë se një orë për të shpërndarë e sistemuar materialet e zbukurimet.Një person i tretë mund të jetë përgjegjës për pijet freskuese/ushqimet/muzikën.

Kë do të ftoni dhe si?

Siç kemi thënë, një Festival POP-UP mund të jetë për fëmijë, të rritur ose për të dyja grupmoshat.Cili është target grupi juaj? Cilën grupmoshë mund të përfshini më lehtësisht? Në faqen Decorations mund të gjeni lloje/modele të ndryshme ftesash për të shpërndarë në forma të ndryshme. (Jepjuani studentëve me vete, etj)

Më poshtë mund të gjeni disa modele ftesash.Bashkë me ftesat, mos harroni të shpjegoni edhe konceptin apo thelbin e vetë festivalit.

       

Me ftesat tuaja mos harroni të shpjegoni edhe konceptin e festivalit.

 

Formati i këtij festivali është shumë fleksibël.Në varësi të madhësisë së grupit, kushteve klimatike dhe resurseve në dispozicion, ai mund të organizohet në një park, klasë, librari, dhomë ndenjeje apo në hollin e ndonjë zyre apo spitali. Juve do t’ju nevojiten:

Hapësirë e mjaftueshme për numrin përkatës të pjesëmarrësve.Një festival me 8 individë dhe 4 “paketa” aktivitetesh,mund të realizohet rreth një tavoline.Një festival me 100 pjesëmarrës dhe 20 “paketa” aktivitetesh dhe muzikë apo instrumentistë që luajnë do të kërkojë medoemos një ambjent shumë herë më të madh.

“Për të ngritur stendat” do t’ju duhen tavolina ose hapësirë boshe në dysheme.Një opsion është ngjitja në mur e udhëzimeve të “paketës” me materialet përkatëse pranë..Nëse pjesëmarrësit do të ndihen rehat në dysheme, do të kishit një tjetër zgjidhje për “stacionet”.Mund t’i ndani ato nga njëra-tjetra duke përdorur një shall e duke e vendosur në dysheme ose thjesht një copë me ngjyrë thjesht që të mundemi të përcaktojmë e dallojmë qartë “stacionet” nga njëri-tjetri. 

Këshillë: Gjatë Tetorit do të organizojmë disa mbledhje online për të diskutuar organizimin e një Festivali POP-UP — ju lutem mos ngurroni të pyesni nëse keni paqartësi .Gjithashtu jeni më se të mirëpritur të ndani me ne pyetjet e shqetësimet tuaja në grupin tonë në Facebook, në vijim linku përkatës: http://6sec.org/ein

Këshillë e rëndësishme: Festivali POP-UP pritet të jetë një eksperiencë pozitive, angazhuese dhe të mësuari.Thjeshtojeni deri aty ku, ky aktivitet do të mundet realisht të kthehet në një eksperiencë pozitive.Nëse keni shumë ndihmë e mbështetje mundohuni të organizoni një event me përmasa të mëdha, nëse jo, ju gjithsesi mund të organizoni një festival të mrekullueshëm edhe me pak individë e pak orë parapërgatitje.