Funksionimi POP-UP’it tuaj.
Para së të mbërrijnë pjesëmarrësit
Ju sugjerojmë që t’ja nisni duke i grumbulluar të gjithë materialet e “paketat”në një vend. Më pas shpërndajini, duke “ngritur” kështu edhe “stacionet” përkatëse.
Kur të mbërrijnë pjesëmarrësit
Në varësi të madhësisë së grupit tuaj dhe orës së fillimit të aktivitetit, do të ishte mirë nëse do ta mblidhnit grupin e të shpjegonit shkurtimisht (Ndryshojeni tekstin në vazhdim sipas preferencave tuaja):
“Mirë se erdhët!!
Jemi këtu për të luajtur e për të mësuar në këtë festival POP-UP emocionesh, mirëqënieje dhe të drejtash të fëmijëve. Këtë muaj, Kombet e Bashkuara po festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve, duke dashur kështu që të njohin progresin që po bën e gjithë bota drejt realizimit të të drejtave të përgjithshme për të gjithë fëmijët.Dhe siç tashmë e dini, ne kemi akoma më shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Prandaj jemi edhe sot këtu, që të mësojmë dhe ndajmë së bashku.Si mund të bëhemi më të ndërgjegjshëm për emocionet dhe ta përdorim këtë ndërgjegjësim për të përmirësuar mirëqënien për individët dhe për të gjithë ne?
Në Festival do të shihni shumë lloje aktivitetesh. Në (orën/t) ______ e ardhshme, jini të lirë të eksploroni, luani, diskutoni dhe mësoni duke u përfshirë në sa më shumë aktivitete.Do të vëreni që në secilin prej tyre do të lindë diskutim.Do të doja t’ju prezantoja me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të ndihmojnë e asistojnë në mbarëvajtjen e aktiviteteve.Ne jemi të gjithë këtu që të luajmë e të mësojmë së bashku — asnjë prej nesh nuk është ekspert, jemi të gjithë këtu për të mësuar. Por vullnetarët patën avantazhin, që t’i lexonin paraprakisht udhëzimet me kujdes, kështu që mund t’ju ndihmojnë lehtësisht në lidhje me aktivitetet.
Në fund, do të mblidhemi sërish këtu.
Le të eksplorojmë!”
Ju mund të vendosni pak muzikë dhe t’i inkurajoni njerëzit t’i bashkohen aktiviteteve. Nëse keni vullnetarë mjaftueshëm,të cilët janë udhëzuar paraprakisht,secili prej tyre mund të qëndrojë apo të ulet në një nga “stacionet” ose midis dy prej tyre dhe të nxisin pjesëmarrësit. (“Ky është një aktivitet shumë argëtues, i cili do t’ju mësojë më tepër rreth emocioneve dhe sesi të mund t’i shprehni ato nëpërmjet fjalëve, dëshironi të merrni pjesë?” ) .Gjithashtu nëse dëshironi mund edhe t’i fotografoni pjesëmarrësit tek argëtohen si dhe “stacionet”.Udhëzimet në lidhje me rrjetet sociale i gjeni këtu here.
Ju mundet gjithashtu të ndërveproni, t’i bashkoheni lojërave, bëni pyetje, zbulime, të qeshni, kërceni, habiteni. Shijojeni!
Tek pjesëmarrësit përgatiten të largohen, mos harroni t’i shpërndani “Paketat”me vete për në shtëpi (më shumë informacion këtu HERE).
Opsionale, mblidheni sërish grupin pas përfundimit të aktivitetit dhe reflektoni e diskutoni rreth eksperiencës:
“Ju lutem formoni një grup të vogël e diskutoni: Cila është një nga gjërat që mësuat në festival? Si do të ndihmojë ty, ajo çka mësove, në jetën e përditshme si prind, student apo thjesht si individ?
Në varësi të madhësisë së grupit tuaj, pasi dikutimet në grup të jenë mbyllur, mund t’i sugjeroni pjesëmarrësve që të ndajnë mendimet e tyre me një grup më të madh personash. Nëse do të keni mjaftueshëm kohë, gjithashtu mundet t’i nxisni pjesëmarrësit të formojnë grupe të reja (ose të vazhdojnë të qëndrojnë të ndarë sipas grupeve aktuale) dhe të diskutojnë: “Pas kësaj eksperience, cili mund të ishte një ndër hapat që do të ndiqnit për t’i përdorur emocionet me më shumë ndërgjegjshmëri kundrejt rritjes së mirëqënies apo përforcimit të të drejtave njerëzore?
Sërish, opsionale, mund t’i sugjeroni disa prej pjesëmarrësve që të ndajnë mendimet e tyre me një grup më të madh personash.
Falenderojeni grupin tuaj dhe mbylleni festivalin.
Shpresojmë që disa prej vullnetarëve do të kenë rënë dakort që t’ju ndihmojnë me mbledhjen e materialeve dhe pastrimin pas përfundimit të aktivitetit.Mundohuni që çdo gjë ta lini siç ishte para fillimit të festivalit.Gjithashtu mos harroni të falenderoni vullnetarët për punën e tyre të palodhur për organizimin dhe realizimin e Festivalit POP-UP.