Fillimi i POP-UP’it tuaj

Hapi i parë është përzgjedhja e aktiviteteve .

Të gjithë aktivitetet mund t’i gjeni këtu here.Aktivitetet ndahen sipas grupmoshave, përmasave të grupeve, fusha e EQ dhe SDG-së përkatëse (Sustainable Development Goal). Nëse nuk jeni i sigurt për aktivitetin që do të përzgjidhni, gjeni më poshtë 5 ndër aktivitetet më popullore.

Më poshtë është një video për t’ju ndihmuar të lundroni në faqe:

Në vazhdim, do t’ju duhet të grumbulloni materialet për të gjithë aktivitetet tuaja.

Ju sugjerojmë të hartoni një listë për secilin aktivitet që do të përzgjidhni.Më pas gjeni një kuti ku të mund të fusni materialet që përkojnë me secilën prej “paketave” dhe ngjiteni listën në pjesën e jashtme të kutisë.Ndërkohë që grumbulloni materialet e i fusni ato në kuti, mos harroni t’i fshini njëkohësisht nga lista që ta keni më të lehtë.

Përgatitja e stacioneve

Për realizimin e disa prej aktiviteteve apo ”paketave”, do të duhet të priten letrat apo parapërgatiten materialet paraprakisht.

Dhe për të qënë akoma më të saktë e të kujdesshëm, secilin prej materialeve përkatës apo letrave respektive, mund t’i fusim nëpër zarfa brenda dosjeve që identifikohen përkatësisht me këto “paketa”.

Përgatitja e vullnetarëve

Nëse ka të rritur apo fëmijë/adoleshentë të tjerë, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë, do të ishte mirë që një ditë përpara t’i mblidhnit e t’i parapërgatisnit lidhur me aktivitetin.Secilit prej tyre mund t’i caktoni 1-3 “stacione” dhe ata mund të lexojnë udhëzimet përkatëse.Pasi të kenë bërë këtë dhe të kenë gjetur e grumbulluar edhe materialet përkatëse të nevojshme, ata mundet gjithashtu  t’i provojnë e t’i vënë në jetë disa prej aktiviteteve.

Duke qënë se për disa prej aktiviteteve do t’ju nevojitet gjithsesi “punë parapërgatitore” ,”testimi” i tyre do të ishte i volitshëm.

Diskutoni mbarëvajtjen e festivalit ,organizimin,mirëseardhjen,mbylljen dhe mbledhjen e materialeve/pastrimin.Lexoni udhëzimet në vijim dhe bëjani të qartë secilit prej vullnetarëve që roli i tyre është MBËSHTETËS, jo INSTRUKTUES.Ky është një festival dhe jo një orë mësimore.Ju dhe vullnetarët ndodheni aty për nxitur,ftuar,paraqitur,pyetur dhe lehtësuar pjesëmarrësit drejt të eksploruarit,të folurit dhe të zbuluarit. 

Këshilla rreth Blerjeve:

Ka disa artikuj apo elementë që nuk janë përmendur në listën e mësipërme:

  •       Në disa “stacione” do të jetë i nevojshëm përdorimi i ngjitësit gjatë kryerjes së ushtrimit apo edhe për të ngjitur disa prej materialeve apo udhëzimeve në mur nëse dëshironi.
  •       Për “stacionet” ku do të përdoren lapsa apo lapustila, mund t’ju duhet një kuti apo objekt tjetër ku të mund t’i vendosni.  
  •       Mund të gjeni gjithashtu edhe stolisje apo zbukurime të tjera në faqen e sipërpërmendur (Decorations).Mos harroni që gjithmonë të hartoni një listë, që të përmbaje të gjithë materialet/zbukurimet e nevojshme dhe gjatë gjithë fazës përgatitore veproni konform saj.
  •       Mund t’ju hyjë në punë gjithashtu, të pasurit i një letre me ngjyrë apo cope për të zbukuruar dhe përcaktuar hapësirën konkrete të “stacionit”. 

 

Opsionale: Mendoni rreth ngjyrave që do të përdorni në festivalin tuaj.Nëse do të shtoni zbukurime, sugjerojmë që të jenë një ngjyrë me ngjyrat e “stacioneve”.